Rrjeti pa kabulla – wireless

Wireless është një formë e re e përdorimit të internetit dhe shumë e përdorur kohëve të fundit. Rrjeti pa kabulla ka përparsi kundrjet atyre me kabulla, sepse wirless bën bartjen e të dhënave në destinacion të caktuar pa ndihmën e kabullave, si shembulll mund të mirret rrjeti i telefonis mobile i cili punon me anë te valëve.

Për ndërtimin e një rrjeti përçues të informatave me ndihmen e valëve rrezatuese nevojiten së paku dy vegla elektronike të instaluara në aparate të ndryshme elektronike. Njëra nga këto vegla duhet që të kodojë informatat e marra nga makina elektronike dhe të transformoj ato në rrezatim i cili prodhohet po nga ajo vegël dhe shpërndaet në hapësirë me largësi të caktuar brenda së cilës gjendet vegla pranuese e cila kodin e pranuar e transformon në kodin e makinës ku gjendet.

Lidhja e një pc me wirless antenë është e thjesht, duhet të vendos një kartel brenda në pllakën amë është e njëjtë me kartelat klasike, pastaj në të hynë një kabull e cila vie nga antena juaj.

Për ta bërë mbëlueshmërinë me wireless mvaret edhe lloji i antenave që përdorim.

Të parat janë antena omni-direkcionale të cilat emitojnë sinjalin në 360 shkallë dhe mundësojnë point to multi-point komunikim. Omni antenat eksterne kanë fuqi deri 15dB me të cilat arrihet mbulushmëria 10 – 20km. Ana e mirë e tyre është se mund të mbulohen sipërfaqe të mëdha dhe mund të mbulohen të gjithë shfrytëzuesit mobil dhe stacionar dhe të gjitha LAN rrjetat që gjendet brenda hapsirës së mbulueshmërisë.

Ana negative për omni është se aty gjuan rrjet nga gjitha anët kshtu që duhet ta sigurojmë rrjetin qe mos te lidhet gjith se cili nga gjitha anët.

Lljo i dytë i antenave është uni-direkcionale (të drejtuara), tek të cilat zakonuisht këndi i mbulushmërisë është prej 10 shkallë deri 70 shkallë dhe janë të dedikuara për lidhje point to point, por mund të përdoren edhe për lidhje point to multi-point. Mund të kenë edhe forcë të madhe të emitimit mbi 20dB, e me këtë edhe mbulushmëri shumë më të madhe deri në dhjetra kilometra.

Këto antena mund të ken mbëlueshmëri deri në 70km.

Varësisht nga shkathtësia e transformimit dhe prodhimit të rrezeve gjendet edhe shpejtësia dhe largësia e përçimit të informatave. Po ashtu rolë të veçantë në përçimet e tilla ka edhe frekueca e zgjedhur e rrezatimit e cila mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin. Me qëllim të ikjes së kësaj dukurie prodhimi i këtyre veglave është standartizuar nga disa firma, standarde prodhuese që pranohet nga shtete të ndryshme.

Shumë njërez mendojn se rrjetat pa kabllo janë më të sigurta se ato me kabllo.

Të përmednim teknologjia Spread Spectrum garanton shkallë të lartë sigurie. Përveç kësaj shumë Wireless paisje kan të integruar opcionin për enkriptim. IEEE 802.11, si standard ka tekniken e sigurisë të njohur si Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila bazohet në përdorimin e çelësit dhe algoritmit RC4 për enkriptim. Shfrytëzuesit të cilët nuk e dinë qelësin nuk mund ti qasen WLAN-it.

Advertisements
  • Trackback are closed
  • Komente (0)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: