Ja kështu do të duket Internet Explorer 9?

ZDNet publikoi fotografi dhe një post për dukjen e re të Internet Explorer 9, të marra nga faqja ruse e Microsoftit para se të njejtat të largohen. Nga fotoja duket IE9, si të gjithë shfletuesit tjerë modern, ka një dizajn të thjesht dhe interesant, ku më shum i është përkushtuar rëndësi hapësirës së ueb faqes, shfletuesi ka vetëm “navigation bar” dhe më pak butona.

Ka butonat themelore për tu kthyer në faqen e mëparshme, butonin për të bërë rifreskim(refresh), stop, butonin për ti ruajtur faqet e rëndësishme, butonin për home, si dhe opsionet tjera.

Eshtë interesante pozicioni i “addressbar”, Google Chrome dhe Firefox filluan të vendosin “tabs” përmbi “addressbar”, kurse IE9 si duket po vendos anash këtë opsion. Sipas faqes ruse, do të ketë “tear-off-tabs”, e cila është mundësi e konfiguruar në Windows Aero Snap opsionin, me çka i lejon përdoruesit të shikon dy faqe njëra afër tjetrës.

Faqja ruse thotë, se IE9 do të ketë opsion për faqe të “njohura”, me të cilin përdoruesit do të mund të hapin Windows “taskbar-in” pa e hapur fare shfletuesin, dhe do ti trajton ato faqe si Windows aplikacione, kjo është një risi e mirë, e cila premton se Microsoft definitivisht është përkushtuar për të përshpejtuar shfletuesin e saj.

Publikimi zyrtar i IE 9 do të bëhet më 15  shtator.

Advertisements
  • Trackback are closed
  • Komente (0)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: