Konfigurimi i Mikrotik-ut

Përshëndetje,

Ky mësim sqaron konfigurimin basic te Mikrotik-ut. Gjerat me elementare qe duhet te konfigurohen qe kjo makinë te funksionoj si Router qe te mund te bëni sharing një internet të cilin keni ne shtëpi, pune apo ku do cofte tjetër. Nuk është qe te hedhim poshtë punën e IPKO,Kujtesës,PTK-s apo ndonjë ISP Privat por vetëm për çështje mësimore/edukative.

Se pari ta sqarojmë se çka është Mikrotik?

Mikrotik është një Sistem Operativ i Rrjetës që nevojitet për menaxhimin e rrjetës i bazuar ne UNIX, ku është krijuar në Latvia që është një vend në Evropën Veriore. Pasi te instalohet lirisht mund te përdoret si Router.

Për instalim nevojitet një Makine (Kompjuter) Me 2 kartela te rrjetit (mundet edhe me një por me 2 është me thjesht qe te mund ta kuptoni logjiken se si funksionon) me këto performanca e kom testua vet dhe funksionon me 300Mhz, 3GB Disk, 100MB Ram. mundeni edhe më të mira por ndodh që funksionon edhe me më të dobëta. Ka edhe RouterBoard të gatshëm për të blerë që e kanë te instaluar këtë sistem operativ dhe mund të përdoret si router.

Si në foton më poshtë duket topologjia e rrjetës qe do ta përdorni për momentin. Serveri ka mikrotik të instaluar dhe klientët janë te lidhur në rrjete ku përmes tij dalin ne internet dmth IP-n e tij e përdorin si Default Gateway.

Pasi ta instaloni ne console (CLI – Command Line Interface) logoheni me userin admin dhe pa password.

E përdorni këtë komandë qe ti jepni një IP Address për t’u qasur me vonë (mundeni edhe pa këtë nëse e keni Winboxin të shkarkuar paraprakisht pasi që ai përdor Layer2 (OSI Model) për qasje dmth mundet me përdor macaddress. por ju vendosni një IP që ta keni më të lehtë.

ip address (enter)

add address 192.168.1.1/24 (enter)

pastaj ju pyet interface:

e shkruani ether1 (enter)

ether1 është interface i parë në mikrotik dmth kartela e rrjetit e parë.

Pastaj nga ai range i IP-jave qe keni specifikuar me larte një ip nga po i njëjti range e vendosni ne PC p.sh: 192.168.1.2/24

që ta testoni komunikimin me mikrotik nga pc juaj thjesht bëni ping ip-ja e mikrotikut (ping 192.168.1.1) nëse ka replay atëherë komunikimi është ne rregull.

Hapi tjetër është qe ta bëni download një software që përdoret për konfigurimin e tij që ndryshe quhet edhe winbox. Atë mund ta bëni download nga Mikrotiku që posa instaluat dhe mund ti qaseni nga çfarëdo shfletuesi (IE,Firefox,Opera,…) dhe duke përdorur IP-n qe ja keni dhënë në console.

http://192.168.1.1/

Dhe aty e keni Winbox ku mund ta shkarkoni pastaj e hapni:

Dhe bëni Connect pasi ta jepni IP dhe Userin (edhe passwordin në qoftë se keni)

Pasi të konektoheni do duket si në foton më poshtë:

Shkoni tek Interfaces dhe klikoni 2 herë mbi secilën interface dhe ja ndërroni emrin qe të mundeni ta keni më të lehtë për konfigurim p.sh: Unë i përdori LANWAN.

Tek IP -> Addresses

Hapet dritarja për dhënien e IP-jave ne ndonjërën interface dhe duket si ne foton:

Këtu kemi një IP pasi që ja kemi dhënë në fillim (console) por ju mund të shtoni edhe tjetrën duke shtypur Plusin e kuq dhe ja jepni IP Adresën dhe e zgjidhni interface që do të përdorni (p.sh:LANWAN)

Në WAN i jepni nëse ISP juaj ju ka lëshuar një IP Statike dhe ju dëshironi ta përdorni atë. atëherë këtu mund ta jepni IP Adresën në WAN dhe në LAN veç e keni një IP.

Ndërsa nëse ISP juaj lëshon IP automatike (me DHCP) atëherë ju nuk duhet te shtoni IP Statike në WAN por vetëm të shkoni ne: IP -> DHCP Client, ta shtypni Plusin e kuq dhe ta specifikoni se në cilën interface routeri duhet të dëgjoj për një DHCP Server dhe të kërkoj nga ai IP Address. (p.sh: në këtë rast e zgjedhin WAN) dhe e shtypim OK. dhe do ta shihni që fillon të kërkoj IP.

Ndërsa nëse ISP-ja juaj përdor ndonjë metodë te autentikimit për qasje në internet p.sh PPPoE, atëherë ju duhet të shkoni tek PPP pastaj klikon në plusin e kuq me shigjetë dhe shkoni PPPoE Client ku ja leni një emër çfarë doni që dëshironi ta identifikoni këtë konekcion e zgjidhniinterface që routeri duhet te dëgjoj për autentikim (në këtë rast WAN) pastaj tek Dial Out tab i shkruani User dhe Password.

Që të konfiguroni DNS Serverat për Mikrotikun i cili do ti përdor për qasje në Internet të klientëve atëherë shkoni

IP -> DNS -> Settings

Dhe aty i konfiguroni Primary DNS dhe Secondary dhe e shtypni OK.

Dhe me kaq Mikrotiku ka edhe DNS të konfiguruar. Që do të duket si në foton (DNS të IPKO-s)

Tani ka mbet vetëm që të konfiguroni NAT.

NAT është shkurtes për Network Address Translator që përkthen IP-at Private ne ato Publike (edhe pse në këtë rast janë 2 IP-at private) por me një fjalë rrjetës së brendshme ja mundëson që të del në Internet me një IP te gjithë në të njëjtën kohë.

Hapim IP -> Firewall -> NAT

E shtypin Plusin e kuq dhe bëjmë konfigurimin si ne fotot më poshtë në 2 tab-at (kjo është vetëm njëra nga Metodat për konfigurimin e NAT)

Source Address është vargu i IP-jave që kemi specifikuar më lart në këtë mësim.

Masquerade përkthen source IP-at qe gjinden në paketat e rrjetës me një IP tjetër (që përdoret në WAN, ose e specifikuar nga routes (rutat).)

Nëse dëshironi të krijoni DHCP Server qe klientët te shërbehen me IP Automatike atëherë duhet te krijoni një pool(range te IP-jave) dhe pastaj ti aplikoni ato ne DHCP Server ose mund ta përdorni metodën që ju preferoj unë që është shumë e thjesht vetëm me disa klika mund ta rregulloni pa problem.

Qaseni ne http://192.168.1.1/ dmth ku keni shkarkuar winbox dhe larte e keni mundësin weblogin, pasi te logoheni e keni një button DHCP Server e bëni enable e jepni range prej cilës IP deri ne cilën dëshironi që të jenë automatike p.sh 192.168.1.2 – 192.168.1.254 pasi qe IP-ja 192.168.1.1 e ka vete routeri dhe nëse merr ndokush këtë IP atëherë shkakton konflikt ndërsa ajo 192.168.1.255 është e rezervuar dhe përdoret për BroadCast. Plotësoni Gateway(te cilën klientët do ta përdorin si Default Gateway, pa te s’munden te dalin ne internet dhe ne këtë rast është IP-ja e mikrotikut 192.168.1.1) I caktoni DNS Serverat qe duhet ti përdorin dhe e zgjidhni interface se ne cilën interface routeri do tu shërbej klientëve me IP Address-a automatike.

Kaq ka sa i përket konfigurimit nëse te gjitha janë konfiguruar siç e kam cekur atëherë gjithçka duhet te funksionoj pa problem.

Ja edhe një Link ku mund ta shkarkoni mësimin se si te konfigurojmë një Mikrotik qe te mund ta bëni share internetin duke përdorur ndonjërin ISP lokal (IPKO,Kujtesa,PTK)

Mund ta konfiguroni duke përdorur ScreenShotat qe i keni ne ZipFilen për shkarkim ose mund ta përdorni scripten qe kame pregaditur për konfigurim vetëm e instaloni Mikrotikun i qaseni me Winbox pastaj klikoni New Terminal ( qe është njësoj si te lidhen ne Console).

Dhe aty e bëni copy/paste scripten qe e keni ne folder. Ne tekst fajllin Read tregon se cili konfiguracion është për cilin ISP.

Shkarko Mikrotik Configuration.rar

Besoj qe ju ka ndihmuar sado pak per konfigurimin një makine të thjesht që të luaj rolin e një routeri.

Nëse keni të pyesni atëherë mund të referoheni në temën e këtij mësimi tek forumi:

http://forum.itshqip.com/viewtopic.php?f=66&t=4555

Advertisements
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: