Frash për ju, Apple aplikacion për flash?

Pasi në SHBA ishte legalizuar jailbreake, apple kishte filluar të humb kontrollin mbi gjërat. Comex, kompania e cila është përgjegjëse për jailbreak-un e fundit të iPhone 4 dhe më të rri, kishte lansuar aplikacionin “Frash”, ku dhe shkeli perpjekjet e Stiv Jobs, që mos të perfshin Flash në paisjen më të re iPhone4.

Frash mundëson që të përdoren Flash aplikacione në iPhone, iPod dhe iPad.

Për të përdorur këtë, ju fillimisht duhet të bëni jailbreake paisjen tuaj iPhone, dhe pastaj nga Cydie të instaloni të gjitha programet e nevojshme. Pasi ta keni bërë këtë, në Safari ju do të mund të shikoni Flash video, dhe të aktivizoni Flash aplikacione.

Frash akoma është në fazën eksperimentale dhe mund të shfaqen vetëm aplikacione dhe animacione të thjeshta.

Shikoni si funksionon kjo në videon më poshtë.

  • Trackback are closed
  • Komente (0)

Lini një koment